3 shenjat e horoskopit me të cilat nuk mund të flirtosh kollaj

schedule16:00 - 22 Shkurt, 2022

schedule 16:00 - 22 Shkurt, 2022

“Arti i flirtit” nuk zotërohet lehtë nga të gjithë. Ka njerëz që e zotërojnë atë dhe të tjerë që vështirë se do ta “thyejnë” akullin me dëshirën e tyre.

Gaforrja

Gaforret i qasen edhe flirtit me ndjeshmëri dhe pakujdesi – domethënë mendojnë se askush nuk do t’i ofendojë, ashtu siç nuk do të ofendojnë askënd. Ata besojnë se nëse janë plotësisht të sinqertë dhe “hapin” zemrën e tyre, do të kenë përgjigjen që meritojnë. Ata përpiqen të shfrytëzojnë dobësitë e tyre për t’u pëlqyer, por përfundojnë duke fituar simpatinë dhe jo interesin erotik të tjetrit.

Virgjëresha

Në fakt, ata as nuk e dinë se çfarë është flirtimi. Nëse provojnë flirtimin në jetën e tyre do ta planifikojnë me orë të tëra përpara (në çdo detaj), por në fund nuk do të arrijnë asgjë siç presin. Ata punojnë vetëm sipas një plani të tyre dhe nëse diçka nuk shkon siç e presin, ata heqin dorë.

Ujori

Është pak e vështirë të besosh që Ujori inteligjent e ka të vështirë të flirtojë, por është e vërtetë. Në fakt, ai nuk është aq i interesuar për flirtim. Në fakt, kjo “lojë” rrallë do të nisë, ndërkohë që mënyra sesi ai do t’i afrohet personit që i intereson duket paksa e bezdisshme, pasi vazhdimisht përpiqet ta shtyjë dhe ta sjellë në kufijtë e saj. /abcnews.al