3 mijë operacione zemre, misioni humanitar i mjekut shqiptar në Afrikë: Më i vështiri zgjati 5 orë

schedule09:44 - 27 Qershor, 2023

schedule 09:44 - 27 Qershor, 2023

https://youtu.be/TxSNv9JxILMMjeku kardiolog, Altin Veshti ka realizuar një mision humanitar në Afrikë. Ai ka realizuar plot 16 operacione zemre për fëmijët atje, duke kaluar shumë vështirësi.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Veshti ka rrëfyer të gjithë këtë eksperiencë sa sfiduese dhe emocionuese. Ai ka theksuar se operacioni më i vështirë ka qene i një vajze 9-vjeçe, pasi ka zgjatur 5 orë.

“Janë realizuar 18 operacione, 16 i kam kryer vetëm unë, raste goxha të vështira për 5 ditë, diku 4 ditë e gjysmë. Një punë nga ora 6 e mëngjesit deri në 12 e natës. Kam bërë 4 operacione në ditë, njëri pas tjetrit pa u ndalur. Atje shkon gjithë dita në një sallë operacioni.

Duhet të kesh një përgatitje të mirë fizike, duhet të jesh i përqendruar 100%, por pas shumë vitesh eksperiencë bëhet gjithçka rutinë. Pra, kjo e imja është një lloj pune që bëhet totalisht rutinë.

Operova një vajzë 9-vjeçe, qendrova 5 orë në sallë me të. Ajo duhet të ishte operuar kur ishte 6 muajsh dhe ishte 9-vjeçe, me një zemër totalisht të shkatërruar. Ajo ka qene rasti më i vështirë dhe një beb i vogël 4 muajsh e operoi një kirurg tjetër, kolegu im italian dhe u detyrova unë ta rioperoj unë nesërmen, sepse nuk shkoi mirë. Ky kolegu im pati një problem dhe mbeta vetëm me një gocë të re aty, por kanë shkuar mirë të gjitha rastet.

Bëm diçka të mirë për atë shtet, kam operuar 3 mijë raste si fëmijë të vegjël, por dhe të rritur”, u shpreh mjeku./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!