3 mijë euro copa, arrestohen 3 persona që shisnin mina me telekomandë në Durrës

schedule09:16 - 3 Qershor, 2021

schedule 09:16 - 3 Qershor, 2021

Tre persona janë vënë në pranga në Durrës pasi shisnin mina me telekomandë. Me finalizimin e operacionit të koduar “Muzeu”, në lagjen Nr. 9 në Durrës u arrestua 47-vjeçari Ilir Alliu një 31-vjeçari Bledar Çakalli dhe 37-vjeçari Edmond Bardhi, të tre lindur në Dibër dhe banues në Sukth, Durrës.

Mësohet se tre të arrestuarit u kapën ndërsa udhëtonin në një automjet tip “Volvo” , i cili drejtohej nga 47-vjeçari Aliu, dhe dy të tjerët ishin pasagjerë.

Gjatë kontrolleve në automjet, policia gjeti dhe sekuestroi tri mina të montuara dhe të lidhura me telefon. Nga hetimet paraprake rezultoi se personat e vënë në pranga do t’i shisnin minat në qytetin e Durrësit, kundrejt shumës 2500-3000 euro copa. /abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!