Berisha mbyll “revolucionin” te parlamenti: Protesta e 3 marsit kundër Ramës. S’ka lidhje me vendimin e gjykatës

schedule12:33 - 23 Shkurt, 2023

schedule 12:33 - 23 Shkurt, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për mediat në hyrje të “Selisë blu” pasi ka mbyllur protestën para parlamentit.

Ai e quan krim monstruoz dhe anti-kushtetues, skandalin me të cilin lidhet kryeministri Rama.

Krim kryeministrit apo krim-ministrit, Edi Rama, ka kryer krimi monstruoze anti -kushtetuese. Ka tentue të shkatërrojë opozitën e vendit dhe pluralizmin si kundër ka rekrutuar me korrupsion vendit të madh, kryezbuluesin në një akt më anti-amerikan, me ati-perëndimor në ekzistencën e shtetit shqiptar.

Ky akt, dhe mbrojtja që po i bën pseudomazhoranca, tregon që kemi të bëjmë me një forcë politikë që kthehet në origjinë. Në një forcë politike anti perëndimor

Kemi të bëjmë me një kryeministër që mbron me çdo kusht dhe çmim pushtetin e tij dhe interesat e Putinit të Kremlini dhe atij në Beograd.

Këto janë motivet e ksaj proteste që do të vazhdojë deri në largimin e krim-ministrit, Edi Rama.

SPAK është seksioni juridik i Partisë Socialiste. Është kryer një veprimtari mafioze nga Edi Rama, këshilltari i tij, Duçka, miku i tij, Agron Nezë, të cilët i kanë dhënë ryshfet një njeriu për të hetuar PD.

Kjo mjafton, po të kishte integritetin më minimal një nga ata prokurorë për t’i vendosur prangat.

Akti i tij, që i fut thikë pas shpinë partnerit tonë strategjik. Enver Hoxha po të ngrihej nga varri do ta shpallte atë hero kombëtar”, tha Berisha.

I pyetur në lidhje me 3 marsin, Berisha tha se protesta nuk ka lidhje me vendimin e gjykatës por me Edi Ramën dhe të gjithë padrejtësitë që ai i ka bërë këtij vendi.

Protesta e 3 marsit nuk ka lidhje me vendimin e gjykatës. Ne nuk do ta lejojmë që një trup prej 3 vetash, ta bëjmë objekt.

Ka lidhje strikte me Edi Ramën, me të gjithë vuajtjet, vjedhjet, dhunimet, që i ka bërë shqiptarëve e shoqërisë,” u shpreh ai.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!