3 këshilla që duhet të ndiqni para se të zgjidhni emrin e fëmijës tuaj

schedule19:39 - 11 Janar, 2022

schedule 19:39 - 11 Janar, 2022

Zgjedhja e një emri për fëmijën mund të jetë një detyrë e vështirë për prindërit e rinj. Çdokush përpiqet të zgjedhë atë që do mendon se do t’i përshtatet në mënyrë të përsosur fëmijës dhe të portretizojë personalitetin e tij. Ekspertja Lorna Marsh thekson tre këshilla që duhet të ndiqni kur zgjidhni emrin për beben tuaj.

Konsideroni nëse është popullor

Këshilla e saj është të mos zgjidhni emrat më të njohur, sepse do t’i kenë shumë fëmijë. Sidoqoftë, mos ikni nga klasikët, sepse ndonjëherë emrat e çuditshëm shpesh mund të shqiptohen ose shkruhen gabimisht. Zgjidhni ekuilibrin që ju përshtatet më shumë, pa shkuar në asnjë ekstrem.

Mendoni se si tingëllon emri

Mendoni se si do të tingëllojë emri kur ta thoni. Mos harroni ta thoni gjithmonë me mbiemër, sepse është e rëndësishme që të tingëllojë bukur edhe me të.

Mendoni për pseudonimet

Gjithmonë pyesni veten se çfarë pseudonimi mund t’i jepet në bazë të emrit. Nuk do të ishte mirë nëse do të ishte një shaka mes fëmijëve. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!