Dielli është i dëmshëm dhe e kemi thënë mijëra herë. Kur shkoni në plazh, kërkohet mbrojtja nga dielli, kapela dhe çadra…Megjithatë, përveç këtyre, është e nevojshme që të ndiqni dhe disa këshilla të thjeshta që do t’ju mbrojnë nga dielli.
Vendosni krem kundër diellit para plazhit
Kremi kundër diellit ka nevojë për pak kohë që të jetë në gjendje t’ju mbrojë në mënyrë efektive dhe kështu, duhet të aplikohet përpara se të dilni në plazh. Aplikojeni para se të dilni nga shtëpia, jo vetëm në fytyrë por në të gjithë trupin. Në këtë mënyrë, nuk do të digjeni.
Aplikoni serumin para kremit të diellit
Sipas studimeve, që një krem kundër diellit t’ju mbrojë 100 përqind, ju duhet edhe pak ndihmë antioksiduese. Kur themi ndihmë antioksiduese nënkuptojmë vitaminën C dhe do ta gjeni në serume. Nëse vendosni pak serum antioksidant nën kremin tuaj të diellit, atëherë do të përmirësoni veprimin e kremit dhe nuk do të digjeni.
Vendosni një kohëmatës
Kremi kundër diellit ju mbron për rreth 2 orë nëse nuk djersiteni ose nuk zhyteni. Nëse i bëni këto, koha zvogëlohet. Kështu që duhet të përsërisni aplikimin e kremit kundër diellit dhe një kohëmatës do t’ju ndihmojë. Është shumë e lehtë të harrosh, ndaj bëjeni! /abcnews.al