3 familjarë i japin lamtumirën e fundit 66-vjeçarit në Lushnje, viktima e dytë nga koronavirusi

schedule22:25 - 19 Mars, 2020

schedule 22:25 - 19 Mars, 2020

Mes dhimbjes vetem tre familjaret më të afërt i dhanë lamtumirën e fundit 66 vjeçarit nga Lushnja, viktima e dytë e konoravirusit në vend.

Ai u nda nga jeta në Spitalin Infektiv në Tiranë i vetëm, ku ndodhej i shtruar prej 23 shkurtit.

Bashkëshortja e tij nuk mori pjesë në ceremoninë mortore. Ajo është vetëkarantinuar në banesë pasi rezultoi pozitive me koronavirus.

I moshuari dhe bashkëshortja jetonin prej kohësh në Tiranë, por lamtumirën e fundit familjarët zgjodhën t’ja jepnin në qytetin e lindjes, Lushnje.

Ceremonia nuk zgjati më shumë se një orë për shkak të masave ndaj përhapjes së koronavirusit.

Edhe dreka mortore në nderim të të ndjerit nuk u zhvillua për shkak se restorantet janë mbyllur.

Pas kryerjes së riteve mortore, në rrugët e qytetit dolën punonjësit e bashkisë. Ata kryen dezinfektin dhe pastrimin nga hyrja e varrezave deri në banesën nga ku doli arkmorti.

I moshuari rezultoi pozitiv pas anlizave gjatë kohës që ndodhej i shtruar Spitalin Univetsitar Shefqet Ndroqi. Ai e kishte marrë virusin gjatë kohës që ishte në terapi në sanatorium. Mësohet se i moshuari është vizituar nga një i afërmi që kishte pak që ishte kthyer nga Italia, dhe rezulton mbartës i virusit.

66 vjeçari vuante nga disa sëmundje kardiake dhe polmunare./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!