3/5 e votuesve të prillit 2021: Opozita dhe mediat e kanë ekzagjeruar çështjen McGonigal

schedule11:42 - 1 Shkurt, 2023

schedule 11:42 - 1 Shkurt, 2023

Nga Eduard Zaloshnja

Dje zhvillova një sondazh elektronik kombëtar rreth opionit të publikut mbi çështjen McGonigal, duke e shpërndarë pyetësorin në mënyrë krejt rastësore nëpër territorin e vendit. Pyetësorin e plotësun pothuaj 1 mijë votues të zgjedhjeve të prillit (mosvotuesit e atyre zgjedhjeve ishin të paktë për të nxjerrë rezultate statistikisht domethënëse).

Kampionin e votuesve të zgjedhjeve të 21 prillit e ripeshova statistikisht që të përfaqësonte sa më mirë mënyrën e votimit të tyre në ato zgjedhje, si dhe grup-moshat, gjininë dhe shpërndarjen gjeografike të elektoratit.

Nga sondazhi rezultoi se pothuaj 2/3 e votuesve të zgjedhjeve të 21 prillit mendojnë se çeshtja e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, është fryrë më tepër se ç’duhet nga opozita (14.2%), nga mediat (18.1%), ose nga të dyja (26.3%). Vetëm 41.5% mendojnë se kjo çështje nuk është fryrë fare (shihni tabelën më poshtë)

A mendoni se ceshtja e ish-zyrtarit te FBI-se, Charles McGonigal eshte fryre me teper se c’duhet:

(pjesemarresit e zgjedhjeve te prillit 2021)

  Ekstrapolim i perafert i votuesve %
Nga opozita            226,000 14.2%
Nga mediat            290,000 18.1%
Nga te dyja            420,000 26.3%
Nuk eshte fryre fare             664,000 41.5%
TOTAL         1,600,000 100%

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!