3.4 mln euro në Toyota Auris, Basha prej 50 minutash në SPAK para prokurorëve belgë, detajet

schedule17:43 - 10 Shkurt, 2022

schedule 17:43 - 10 Shkurt, 2022

Detaje të reja janë mësuar nga marrja në pyetje e kryedemokratit Lulzim Basha në SPAK nga prokurorët belgë në lidhje me dosjen Toyota Auris.

Gazetari Ermal Vija raporton për ABC se Basha po merret në pyetje prej afro 50 minutash nga pala belge ku po jep sqarimet për deklaratën e bërë në Kuvend.

Bëhet fjalë për një makinë Toyota Auris ku në qershor të vitit 2018 policia sekuestroi një shumë parash 3.4 milion euro.  Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm në Belgjikë.

Kryedemokrati Basha ishte personi i parë që denoncoi në Kuvend çështjen e ‘Toyota Auris’ kur ajo nuk ishte bërë ende publike. Ai iu drejtua Taulant Ballës dhe i tha se ai kishte porositur një makinë “Toyota Auris”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!