29.000 familje u përjashtuan nga ndihma ekonomike këtë 6-mujor

schedule15:23 - 21 Shtator, 2018

schedule 15:23 - 21 Shtator, 2018

Rreth 29 mijë familje në të gjithë vendin gjashtë muajt e parë të vitit sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave u përjashtuan nga skema e ndihmës ekonomike. Shumë prej familjeve, sipas zyrës së ndihmës ekonomike, në Bashkinë e Kamzës janë përjashtuar për mosplotesim të pikëve. Ndërkohë që shumë të tjerë kanë riaplikuar pasi vendimin e konsiderojne të padrejtë.

Mimoza Gegaj na tregon drejtori i zyrës së ndihmës ekonomike në Bashkinë e Kamzës është përjashtuar nga skema pasi në zyrë e punës ajo figuron si një nga personat që ka refuzuar të punësohet ndonëse zonja përmes dokumentave provon të kundertën. Gjashtë muajt në vijim Mimoza për këtë arsye nuk mund të ripalikojë për tu përfshirë në skemë.

“Në rastin konkret që zonja është paraqit tek zyra e punës, vendimi del që zonja nuk është paraqitur tek zyra e punës.”

Rastet e ngjashme janë të shumta. Vetëm në Bashkinë e Kamzës nga muaji shkurt deri në muajin qershor pagesa e ndihmës ekonomike iu është refuzuar 3013 familjeve.

“Nuk janë regjistruar në zyrat e punësimit 850 familje. Janë 258 që nuk kanë bërë deklaratën 3 mujore. Nuk marrin pikët e mjaftueshme 1635 familje dhe të gjithë këto janë refuzuar.”

Në të gjithë vendin sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave me reformën e ndihmës ekonomike janë përjashtuar nga skema rreth 29 mijë familje. Nga rreth 81 mijë e 900 famije që përfitonin këtë pagesë gjashtë mujorin e parë të vitti 2017, këtë gjashtë mujor ndihmën e përfituan rreth 52 mijë e 700 familje. Po sa eshte kjo pagese ne nje muaj?

“Merr 18 mijë lek kryefamiljari, 12 mijë lekë bashkëshortja dhe 9 mijë lekë marrin pjesëtarët e tjerë të familjes. Nëse janë 3 veta i shkon 39 mijë lekë me një mesatare rreth 40 mijë lekë në muaj.”

Kjo pagesë është rreth 35 për qind më e ulët se kufiri ndërkombëtar i minimumit jetik. Aktualisht ai perllogaritet 2 dollarë në ditë ose rreth 8 mijë lekë në muaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!