287 raste të reja me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit

schedule14:48 - 31 Janar, 2021

schedule 14:48 - 31 Janar, 2021

Në 24 orët e fundit  në Kosovë janë konfirmuar 287 raste të reja me COVID-19 dhe kanë humbur jetën 6 persona. Ndërkohë janë shëruar 229 pacientë.

Lajmin e ka bërë me dije ministri i Shëndetësisë në Kosovë Armend Zemaj me anë të një statusi në rrjetet sociale, i cili ka deklaruar se situata e COVID në Kosovë është nën kontroll.

“Ndërsa, sot, kur flasim për menaxhimin e pandemisë në vendin tonë, mund të themi se situata është nën kontroll, por assesi nuk duhet ta ndalojmë përgjegjësinë e detyrat e secilit për luftimin dhe pengimin e virusit vdekjeprurës.

Sot nga 2.438 mostra të marra më 24 orët e fundit, 287 kanë rezultuar pozitiv dhe kemi 229 që kanë fituar betejën me Covid 19. Vetëm bashkë mund t’ia dalim”, shkruan Zemaj.

Numri total i rasteve pozitive është 60.218 raste nga 233.532 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.498 raste të vdekjes./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!