28-vjeçari në Korçë pa gjurmë që nga 1 nëntori, i ati: Nuk i mungonte asgjë, s’është djalë problematik

schedule15:36 - 19 Nëntor, 2021

schedule 15:36 - 19 Nëntor, 2021

Një 28-vjeçar në Korçë ka humbur kontaktet me familjarët që me 1 nëntor dhe që prej atëherë nuk dihet më asgjë për të. Sherif Mukaj është larguar nga banesa e tij në fshatin Starje në Kolonjë në fillim të nëntorit që deri më sot nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të.

Me zërin që i dridhet babai i të riut, i cili ka ardhur nga SHBA-ja për t’u interesuar për fatin e të birit, shprehet për mediat se kërkon nga prokuroria që të hapen tabulatët e numrit që ai kishte në përdorim. Siç ai tregon, deri më 5 nëntor zilja në telefonin e të birit shkonte por asnjëherë nuk mori përgjigje.

“Nuk ka pasur asnjë lloj shqetësimi. I kam rënë gjithmonë telefonit, del i mbyllur. Personi i fundit që ka takuar ka qenë një shok, dy djem nga Starja. Pastaj më s’kam pasur komunikim.”

Babi i Sherifit thotë se miqtë e tij nuk dinë gjë ndërsa shton se denoncimin e ka bërë më 9 nëntor, por ende nuk ka asnjë gjurmë nga i biri.

28-vjeçari ka edhe një motër që jeton në SHBA, dhe i ati tregon se kontaktet i kishin të vazhdueshme. Familjarët e tij nuk kanë asnjë dyshim pasi sipas tyre, Sherifi nuk ka pasur asnjë problem ekonomik, konflikte apo borxhe.

“Është njëri i pangatërruar, as me sherre, as me borxhe. Na bën përshtypje.”

Që Sherif Mukaj nuk ishte problematik e konfirmon edhe daja i tij që thotë se komunikonte thuajse çdo ditë me nipin duke shtuar se nuk kishte asnjë shqetësim. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!