28 vajza nga Kosova të quajtura Vlora vizituan qytetin e Pavarësisë

schedule15:53 - 7 Tetor, 2018

schedule 15:53 - 7 Tetor, 2018

Qyteti i Flamurit është vizituar nga 28 vajza që vinin nga Kosova dhe mbajnë emrin Vlora. Vizitorët e veçanta panë nga afër disa nga destinacionet turistike të Vlorës dhe zhvilluan një takim me kryetarin e bashkisë Dritan Leli.

Vlora priti vizitorë të veçantë këtë fundjavë. 28 vajza me emrin Vlora si vetë qyteti i Pavarësisë. Më e vogla prej tyre vetëm gjashtë muajshe.

Numri i tyre është zgjedhur si një simbolikë për festën e 28 nëntorit. Sheshi i Flamurit , fshati Kaninë dhe vende të tjera turistike të Vlorës ishin pjesë e vizitës së vajzave nga Kosova.

Në këtë udhëtim të tyre shoqëroheshin edhe nga ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi.

Dritan Leli- Kryetari i bashkisë Vlorë: Sot këtu vendosëm që në krahun tim të djathtë të jetë Vlora e madhe, vajzë e një babi Ismail dhe nëne Shqipe dhe lindur me 28 nëntor, një persoanzh i rëndësishëm për jetën politike e administrative të Kosovës dhe me shumë delikatesë kemi zgjedhur një Vlora të re vetëm 6 muajshe.

Pasi shijuan nga afër peisazhet e mrekullueshme të Vlorës , vajzat me emrin Vlora ditën e mbyllën me kërcime me muzikë shqiptare dhe me shumë foto. /abcnews.al