108 vite më parë disa patriotë të mandatar nga të gjitha zonat e trojeve shqiptare, nga Preveza në Mitrovicë e nga Durrësi në Shkup vendosën së bashku, rreth orës 16:30 të datës 28 nëntor 1912, mëvetësinë e Shqipërisë.
Çdo vit kjo datë u kujtua e do kujtohet si dita e pavarësisë së Shqipërisë. Futbollistët janë nga njerëzit që e ndiejnë më shumë flamurin dhe motivet kuqezi dhe si pasojë e ndiejnë më shumë se të tjerët edhe ditën e sotme.
Këto ndjenja të pastra vendos t’i zbardhë edhe Sokol Cikalleshi një nga më të mirët e momentit në kombëtaren kuqezi. Ai ka postuar videon e himnit të kënduar nga Juliana Pasha në ndeshjen e parë në “Air Albania” ndaj Francës dhe shkruan pak fjalë zemre për pavarësinë e vendit të tij.
POSTIMI – “Dita kur kthejmë sytë në të shkuarën, tek sakrificat, gjaku, mundi dhe djersa e derdhur për këtë Shqipëri që kemi sot! Kthejmë sytë tek e ardhmja me shpresën për ditë më të mira! Gëzuar festën e shtrenjta Shqipëri! Happy independence day Albania!”
View this post on Instagram

