275 të vdekur nga aksidenti tragjik, nis lëvizja e trenave në Indi

schedule10:56 - 5 Qershor, 2023

schedule 10:56 - 5 Qershor, 2023

Disa ditë pas tragjedisë më të madhe hekurudhore në dekada, ka rinisur sot lëvizja e trenave. Sipas autoriteteve indiane, 275 persona kanë vdekur nga përplasja fatale e 3 trenave të premten.

Nga 1175 të plagosurit, 382 janë ende të shtruar në spital. Por ende ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet pasi spitalet janë plot me të plagosur, shumë prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Ministri indian i Hekurudhave Ashwini Vaishnav tha ditën e djeshme se janë identifikuar shkaqet dhe përgjegjësit për tragjedinë e trenit që ndodhi të premten në pjesën lindore të vendit.

Treni i pasagjerëve u përplas me një tren tjetër me shpejtësi 130 kilometra në orë. Kjo nuk është hera e parë që India përballet më një aksident kaq të rëndë.

Aksidenti më i rëndë hekurudhor në vend ndodhi më 6 qershor 1981, kur shtatë vagona të një treni ranë në lumin Bagmati, duke shkaktuar 800-1000 viktima.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!