275 raste të reja dhe 7 viktima, koronavirusi bën kërdinë në Malin e Zi

schedule23:21 - 31 Tetor, 2020

schedule 23:21 - 31 Tetor, 2020

Në Malin e Zi shifrat nga koronavirusi kanë një rritje të frikshme. Në 24 orët e fundit janë kryer 734 testime për koronavirus, prej të cilave 275 kanë rezultuar pozitive, ndërsa janë shënuar 7 viktima. Kryeqyteti mban vendin e parë për infektimet, teksa në Podgoricë sot janë regjistruar 115 raste.

Lajmi i mirë është se janë shëruar 142 persona, kurse numri i rasteve aktive me COVID-19 është 3957. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në lidhje me infeksionin COVID-19 është 301 që nga fillimi i vitit.

Por si është situata në rajon? Në Shqipëri sot u shënuan 241 raste dhe 7 viktima. Në Kosovë 514 raste të reja me Covid-19 dhe 3 viktima, ndërsa në Maqedoni 5 viktima dhe 934 raste të reja./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!