Mjekja e spitalit të Beratit Etleva Vila, ka folur për rastin e Arjola Cakollarit, 27-vjeçares që ndërroi jetë nga COVID duke dhënë detaje për gjendjen e saj në momentin kur është dërguar në spital. Ajo tha se e reja i kishte shërbyer prindërve të infektuar me COVID dhe në datë 25 Shkurt është paraqitur në spital në gjendje jo të mirë.
Pasi i janë bërë ekzaminimet, është konstatuar se mushkëritë e saj kanë qenë të prekura, gjendje kjo që është e njohur si shenjë e infektimit me COVID dhe në këtë moment është dërguar me urgjencë drejt spitalit Infektiv në Tiranë. Mjekja u shpreh se nga skaneri nuk ka rezultuar që vajza të ketë pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.
“Pacientja është paraqitur në repartin e Urgjencës në spitalin rajonal të Beratit në datën 25, rreth orës 12 në një gjendje jo të mirë pasi kishte disa ditë që u shërbente prindërve me COVID. Ishte hera e parë që paraqitej në spitalin e Beratit.
Pasi I është dhënë ndihma e parë, I janë bërë ekzaminimet. Kur kanë dalë përgjigjet e skanerit, rreth 90% e mushkërisë ishte me pneumoni bilaterale që tashmë është e njohur që është në kuadrin e COVID. Nuk e kemi shtruar fare në repartin Infektiv. I kemi dhënë ndihmën në raportin e Urgjencës dhe e kemi transportuar në spitalin Infektiv në Tiranë.
Ne e transportuar në gjendje shëndetësore relativisht, pastaj është marrë vesh nga mediat që ka ndërruar jetë. Në skaner nuk doli ndonjë sëmundje tjetër. Ne të gjithë rastet I nisim te COVID-1. I kemi me urdhër. Situata, ka raste, ka raste që vijnë edhe në gjendje të rënduar. Duhen statistika. Por mua më duket situatë e qëndrueshme. Vijnë edhe në stade fillestare. Ne i japim ndihmën e parë dhe i referojmë te mjeku i familjes”, thotë mjekja.
Arjola Cakollari ishte 27-vjeçarja nga Berati që ndërroi jetë gjatë ditës së djeshme prej koronavirusit në spitalin Covid-1 në Tiranë. 27-vjeçarja humbi jetën disa ditë pas infektimit, pasi virusi i kishte prekur 99% të mushkërisë duke e bërë praktikisht të pamundur që ajo të mund të kryente funksionin./mv.abcnews.al