26 vjet pa Azem Hajdarin/ Homazhe te Memoriali i Liderit të Dhjetorit

schedule15:16 - 12 Shtator, 2024

schedule 15:16 - 12 Shtator, 2024

Çdo 12 shtator familjarë dhe demokratë, rikthehen tek selia e vjetër e PD-së, aty ku u vra në 1998-ën, lideri i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit dhe një ndër themeluesit e Partisë Demokratike.

Të gjithë u mblodhën fillimisht tek Memoriali i tij, për të nderuar kutjimin e tij dhe vendosur kurorat me lule.

Aty ishte bashkëshortja me dy djemtë.

Mungoi për herë të parë e bija, ish-deputetja Rudina Hajdari këtë 26-vjetor të vrasjes së Azem Hajdarit.

Ajo e kujtoi përrmes rrjeteve sociale, ku ka shpërndarë një fotografi familjare e ku ka treguar se këtë të enjte për hërë të parë këtë 12 shtator, ka ndjekur rutinën e saj të zakonshme.

“Sot në vend të kësaj, vendosa ta përcjell mbesën tënde në shkollë”, shkruan ajo.

Në 1998 Azem Hajdari ishte deputet i PD-së, ndërsa në krye të saj ishte Sali Berisha. I kishte shpëtuar disa atentateve më parë por ai i 12 shtatorit rezultoi fatal për Azem Hajdarin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!