Autoritetet gjermane kanë deklaruar se një qytetare amerikane është bërë shkak i rritjes së rasteve me koronavirus në qytetin Garmisch-Partenkirchen. 26 vjeçarja, identiteti i të cilës nuk është zbuluar ishte kthyer nga pushimet jashtë vendit, sipas zyrtarit Stephan Scharf.
Ajo shfaqi disa simptoma të Covid-19, bëri testin dhe iu komunikua të qëndronte në shtëpi për të pritur rezultatet, tha Scharf, por kjo nuk e ndaloi atë të dilte.
Të Premten u raportuan 33 raste të reja në Garmisch-Partenkirchen. Autoritetet gjermane kanë rënë dakord të rivendosin masat në zonat ku shkalla e incidencës është rritur mbi 50 raste për 100,000 banorë.
Si rezultat, rregullat e reja hynë në fuqi në Garmisch-Partenkirchen gjatë fundjavës, që do të thotë që baret dhe lokalet duhet të mbyllen në orën 10 të orës lokale.
Vetëm pesë persona lejohen të ulen së bashku brenda lokalit dhe 10 persona jashtë – gjysma e asaj që ishte lejuar më parë. Numri i të pranishmëve të lejuar në festa gjithashtu është zvogëluar nga 200 në 100, tha Scharf.
26 vjeçarja punon në Edelweiss Lodge, një qendër në pronësi të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes në Garmisch-Partenkirchen që operohet nga Ushtria Amerikane. Scharf tha se anëtarët e stafit kishin rezultuar pozitivë me Covid-19
Departamenti i të drejtës publike të Europës tha në një deklaratë të dielën se qendra do të mbyllet për dy javë duke filluar nga e hëna.
“Si një masë paraprake, anëtarët e stafit të cilët kishin kontakte të drejtpërdrejta me anëtarët pozitivë të stafit janë karantinuar. Struktura po punon me profesionistë mjekësorë të ushtrisë amerikane dhe zyrtarë lokalë për të vlerësuar situatën dhe për të kryer gjurmimin e kontakteve,” sipas deklaratës. s.ba/abcmews.al