26 vite krijimtari e Feim Ibrahimit në një koncert

schedule16:35 - 11 Nëntor, 2022

schedule 16:35 - 11 Nëntor, 2022

Notat e gëzimit, e vuajtjet shpirtërore të kompozitorit të shquar Feim Ibrahimi, i cili ia kushtoi jetën muzikës deri sa mbylli sytë vijnë në koncertin “Peisazhi i Pyllit të Rralluar”.  Koncerti nisi në Tiranë, kësaj here jo në shtëpinë e tij të dytë në skenën e Operas, pasi salla ishte e zënë.  Por e bija Etrita mbetet shpresëplotë për një herë tjetër.

26 vitet e krijimtarisë së tij përmbledhur në tingujt e romancave e këngëve, riorkestruara nga Genc Tukiçi, dhënë zë nga mezosopranoja Viken Kanmenica përmes lojës në piano të Etrita Ibrahimi e violonçelistit Klaudio Zoto do të shfaqet edhe në Gjirokastër dhe Durrës

E bija ka menduar që të tejkalojë koncertin, përmes një botim partiturash e realizmit të një CD.

Muzika e Feim Ibrahimit shtrihet thuajse në të gjitha zhanret: miniatura instrumentale, muzikë filmash, muzikë dhome, koncerte për instrumente solo dhe orkestër, simfoni, balete dhe vepra vokale. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!