26 raste të reja me COVID-19, shkon në 630 numri i të infektuarve në Kosovë

schedule07:30 - 23 Prill, 2020

schedule 07:30 - 23 Prill, 2020

26 raste të reja me koronavirus janë identifikuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK 10 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më 138 raste.

IKSHPK po ashtu bën me dije se janë testuar gjithsej 5.372 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 përmes metodës RT-PCR, ku 630 prej tyre rezultuan pozitive. Ndërkaq, përsa u përket fataliteteve autoritetet shëndetësore theksojnë se viktimat kanë qenë persona të cilët kanë pasur sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!