250 mijë $ në arkat e Partizanit, Trashi firmos kontratën e jetës 

schedule08:33 - 22 Qershor, 2020

schedule 08:33 - 22 Qershor, 2020

Lorenc Trashi ka firmosur kontratën e jetës. Mbrojtësi i krahut të majtë, i cili mund të luajë edhe në mesfushë apo si sulmues krahu, do te aktivizohet në vazhdim me klubin e Qadsia në Kuvajt. Edhe Partizani nuk ka dalë pa gjë.

Sportivisht për shumëkënd nuk shihet si lëvizja e duhur, por oferta e bërë ka qenë e parefuzueshme. Klubi i kuq përfiton 250 mijë dollarë nga kartoni i Trashit dhe këtë shifër asnjë klub Europian nuk do e jepte.

I ndodhur në këto pozita, ku ishte i detyruar të qëndronte edhe një sezon në Superiore, Trashi ka bërë zgjedhjen tjetër që i siguron të ardhmen. Tani ai është 28 vjeç dhe shifra të tilla në Shqipëri, rajon, apo edhe në Europën lindore, nuk i përfiton dot.

Nga ajo që mëson Abcnews.al, Trashi do të përfitojë 1 milion dollarë për pesë vite. Një ecuri e mirë në Kuvajt do të jetë një dritare e mirë edhe për ndonjë lëvizje në Arabinë Saudite, ose në ndonjë shtet tjetër përreth, ku pagesat janë edhe më të larta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!