25 viktima dhe 884 raste të reja me koronavirus në Greqi, 326 pacientë në spitale

schedule17:05 - 21 Shkurt, 2021

schedule 17:05 - 21 Shkurt, 2021

884 raste të reja me koronavirus dhe 25 viktima janë shënuar në 24 orët e fundit në Greqi. Mosha mesatare e rasteve është 44 vjeç, ndërsa e viktimave 79 vjeç.

Ndërkohë që në spitale po trajtohen 326 pacientë. Mosha e tyre mesatare është 70 vjeç. Numri i përgjithshëm i rasteve në Greqi është 179,802 (ndryshimi ditor + 0,5%), nga të cilat 51.8% janë burra.

Me 25 fatalitetet që u shënuan sot, që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6,297 vdekje. 95.7% kishin një sëmundje tjetër./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!