“25 prilli” kushton 10 milionë dollarë, qeveria llogarit fond të posaçëm për zgjedhjet e ardhshme

schedule17:56 - 10 Nëntor, 2020

schedule 17:56 - 10 Nëntor, 2020

Zgjedhjet e 25 prillit do të jenë më të kushtueshme se të tjerat. Kjo për faktin se KQZ-ja do të blejë pajisje të posaçme që do të bëjnë të mundur identifikimin elektronik të zgjedhësve, duke tentuar të shmangin votimet e shumëfishta që komisionerët mund të lejojnë herë pas here.

Kostoja e këtyre pajisjeve llogaritet në disa milionë euro. Por përveç këtij financimi të posaçëm, qeveria ka parashikuar 10 milionë dollarë në dispozicion të KQZ-së për të organizuar zgjedhjet e pranverës.

“Kemi një fond prej 1 miliard lekësh që është për kostot e zgjedhjeve. Në këtë fond do të ketë edhe blerje pajisjesh për procesin zgjedhor..,” u shpreh Mimoza Trimi.

Megjithëkëtë, KQZ kërkoi para shtesë për të blerë kompjuterë modernë që të përballojnë sfidat e këtyre zgjedhjeve.

“Nuk janë thjesht desktop që do t’i përdorë administrata e KQZ, bëhet fjalë për një set të pajisjeve të teknologjisë së informacionit që lidhen aplikimin e atyre sistemeve që Kodi Zgjedhor ka përcaktuar dhe detyruar KQZ që t’i implementojë. Ka qenë çudi edhe për mua që pajisjet datojnë që nga viti 2009,” u shpreh Celibashi.

KQZ kërkoi po ashtu financim për të ndërtuar një kat shtesë mbi godinën aktuale, fond që u dha pjesërisht./abcnews.al/