25 milion £ në tavolinë, Southampton i çmendur për Armando Brojën

schedule10:08 - 26 Janar, 2022

schedule 10:08 - 26 Janar, 2022

Armando Broja mund të shitet përfundimisht, sidomos pas kësaj oferte që pritet të marrë Chelsea për sulmuesin e lënë në huazim dy sezonet e fundit.

Southampton që e ka në skuadër momentalisht e ka ndarë mendjen dhe eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, zbulon të rejat.

Sipas tij, klubi anglez do të nisë një ofertë prej 25 milion sterlinash te Chelsea dhe kjo do të ndodhë së shpejti.

Southampton e ka kuptuar që për autorin e pesë golave do të ketë oferta të shumta, pasi ditët e fundit u lakua për interesimin e West Ham.

Në këto kushte “Shenjtorët” kanë nisur të lëvizin për ta blerë përfundimisht sulmuesin e kombëtares së Shqipërisë. / abcnews.al