Komuniteti i boshnjakëve që jeton në Sukthit prej kohësh nuk furnizohet me ujë. Ju vjen një herë në 2 apo 3 ditë vetëm disa minuta në mesnatë. Nuk kanë gjetur zgjidhje nga njësia administrative.
“Sikur na veçojnë për ujë, gjysma e lagjes ka gjysma tjetër s’ka. Jemi ankuar dhe në njësinë administrive të Sukthit na thonë nuk kemi çfarë të bëjmë. Kam 20 vjet martesë e po kaq kemi probleme me ujin,” thotë një prej tyre.
“Kemi njëherë në 48 orë në 23 apo 24 të natës. Si të dalin në dimër të mbushim ujë me tuba të ngrirë?”
“Duam të ndryshojë orari që të mbushim ujë ditën. Dhe kur vjen vjen më pak se një orë. Askush nuk vjen të na e verifikojë edhe se na thonë se do vijmë.”
Një prej grave thotë se punonjësit e ujësjellësit të zonës nuk i ndihmojnë për shkak të origjinës së tyre. Madje i akuzon dhe për shitje të ujit.
“Nuk do gjejmë karar sa të jetë Bashkim Gjoni, se nuk na do se jemi muhaxhirë. Ujin e shet në Koxhaz e di nga njerëzit tanë.”
Sot shkuan tek drejtoria e ujësjellësit në Durrës. U pritën nga nën drejtori i cili ju tha se nuk uji nuk ka presion dhe nuk arrin të furnizohen rreth 25 shtëpi që ndodhen në kodër të Sukthit. /abcnews.al/