24 vjet nga vrasja, Berisha përkujton Azem Hajdarin

schedule12:43 - 12 Shtator, 2022

schedule 12:43 - 12 Shtator, 2022

Sot bëhen 24 vite nga vrasja e heroit të demokracisë Azem Hajdari. Partia Demokratike ka zhvilluar homazhe në nder të Hajdarit përballë përmendores së ngritur në nder të tij.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili foli për gazetarët.

Ai tha se Azem Hajdari hyrin në histori dhe guxoi të dilte në krye të një proteste të fuqishme për ndryshimin e regjimit

“Azem Hajdari hyri në historinë e kombi tonë si shqiptari që me një grup të guximshëm studentësh bënë më shumë se kushdo tjetër për lirinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në dhjetorin ’90, Shqipëria kishte mbetur vendi i vetëm ish-komunist në Europë nën diktaturën staliniste 46-vjeçare dhe në monizmin e plotë.

Sakrificat e tyre më të jashtëzakonshme për liri dijnitet njerëzor dhe kombëtar u ndeshën me shtypjen më të egër. Çdo akt kundërshtie ndaj regjimit apo dissidence, ishte i barabartë me hapjen e dyerve të burgut apo mihjen e varrit për shkak të intolerancës totale të regjimit.

Në këto rrethana, Azem Hajdari guxoi të dalë në një protesët të fuqishme me studentët, të vihet në një mënyrë epike në krye të kësaj lëvizje, e cila në një hark kohor solli gjunjëzimin e regjimit dhe vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri.

Me këtë akt, Azem Hajdari dhe bashkëluftëtarët e tij, ndanë epokat, atë të monizmit nga pluralizmit, sistemin diktatorial nga sistemi i vlerave.
Për këtë akt, Azem Hajdari u ekzekutua me 12 shtator të vitit 1998 nga përfaqësues kriminelë, vrasës me uniformë, kapitenë, kolonelë apo nënkolonelë të regjimit.
Por ai është dhe mbetet frymëzim i madh për shqiptarët. Mbetet i përjetshëm me veprën e tij.
Sot, Azem Hajdari me mesazhin e tij është më i gjallë se kurrë. Sot, ne vendosëm ato kurora aty ku ranë Azem Hajdari dhe sivëllai i tij Besim Çera, për t’i nderuar ata, por i vendosëm në kushtet e një monizmi të plotë”,
tha Berisha.

Të pranishëm kanë qenë gjithashtu deputetë të tjerë demokratë dhe bashkëshortja e fëmijët e Azem Hajdarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!