24 vite kontribut në Operën Shtetërore të Vjenës, Eno Peçi nderohet me çmimin Unaza e Nderit

schedule19:02 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 19:02 - 11 Dhjetor, 2023

Eno Peçi, balerin e koreograf i njohur shqiptar në Operën Shtetërore të Vjenës nderohet me unazën e nderit pas 24 vitesh kontribut si balerin në skenën e famshme. Pas vlerësimit “Kurora e Nderit të Austrisë për Shkencë dhe Art” (2019) ky është një vlerësim i veçantë për artistin shqiptar.

Që prej vitit 1997, ai është pjesë e operas së Vjenës, si balerin dhe koreograf . Eno Peçi është i pari shqiptar, i cili ka performuar që prej vitit 2014 në mbrëmjen e vitit të ri me valset vjeneze në Operan Shtetërore të Vjenës.

Për meritat artistike ai është nderuar edhe me dekoratat: “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut“, (2018) në Shqipëri. Eno Peçi, balerin, solist dhe koreograf, u lind në Tiranë. Gjatë viteve 1994- 1998 kreu studimet në Shkollën e Baletit në Tiranë.

Që në atë vit Eno Peçi është pjesëtar i trupës së Baletit në Teatrin e Operës dhe Baletit të Vjenës. Renato Zanella, drejtori i baletit në Vjenë, nga viti 1995 deri në 2005, e solli atë në ansambël, kështu në vitin 2002 i dha rol në baletin “Spartacus”. Në vitin 2003 arrin të jetë pjesë e solo këndimit deri në vitin 2009 kur do të kalojë në solo vallëzim baleti.

Eno Peçi është i pari balerin shqiptar, i cili përfaromi direkt në Koncertin e Vjenës të fillim të vitit 2014. Ka bashkëpunuar me shumë koreografë të njohur, si: Renato Zanalla, John Neumeyer, Roland Petit, Boris Eifman, ëilliam Forsythe, Vladimir Malakov, Peter Right, Hans Van Manen, Giogio Madia, Leonide Massine, Nicolas Musin, Jiri Kylian, Paul Lightfoot etj. Ka qenë pjesëmarrës në “Ballon Vjeneze” dhe në Koncertin Vjenez të fundvitit që prej vitit 2004.

Peçi bëri koreografinë edhe paraqitjen e Baletit Shtetëror të Vjenës në hapjen e Ballos Operistike. Eno Peçi pati premierën e shfaqjes “Exil” në Teatrin Kombëtar të Kosovës, e cila rezultoi shumë e suksesshme dhe së fundmi muzg në skenën e teatrit të operas në Shqipëri./abcnews.al