Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në një komunikim online me qytetarët në qytetin e Kukësit foli për problematikën e ujësjellësit.
Gjatë fjalës së saj Balluku tha se furnizimi me ujë të pijshëm pas këtij projekti furnizimi me ujë të pijshëm do të jetë 24 orë dhe se një nga pesë kolonat e strategjisë së qeverisjes Rama ka sjellë një mbështetje të pakursyer.
“Brenda këtij viti do të përfundojnë duke na dhënë 55 zona urbane me ujë të pijshëm 24 orë. Ne kemi një plan afatgjatë dhe kemi studiuar kërkesat e qytetarëve në këtë zonë. Po punohet për projekte të mëdha në këtë zonë, kemi pasur interes nga të huajt për zhvillimin e zonave malore. Aeroporti i Kukës është një projekt rajonal që do të sjellë mbështetje në këtë qytetet”, tha Balluku.
/abcnews.al/