24 orë nga zgjedhjet në Malin e Zi/ Nikollë Camaj i LDSH flet për ABC News: Po presim fitoren absolute të shqiptarëve

schedule12:10 - 10 Qershor, 2023

schedule 12:10 - 10 Qershor, 2023

Nesër më 11 qershor në Mal të Zi do të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Gazetarja Linda Karadaku raporton në një lidhje për ABC News nga Podgorica se si paraqitet situata atje.

Ajo ka marr një prenoncim dhe përfaqësuesit e partive shqiptare, mes tyre dhe nga Nikollë Camaj i LDSH. Ky i fundit u shpreh szhumë optimist dhe paralajmëron që shqiptarët do të kenë një rol shumë të rëndësishëm në formimin e qeverisë së re.

Sipas tij, pesha e votës do të ketë një vlerë shumë të rëndësishme.

Po presim fitoren absolute për sa i përket shqiptarëve. Mendojmë që jemi grupi politik më serioz dhe që pretendon të grumbullojë numrin më të madh të votave shqiptare në Mal të Zi. Ç’ka do të thotë që mund të priten dhe deputetë. Sa i përket një mandate, ajo është mëse e siguruar vetëm me votat që i prodhon Malësia, duhet ditur që Forumi Shqiptar ka mbledhur shqiptar nga të gjitha trevat. Është subjekti më i rëndësishëm subjektiv, që vepron si një parti e vetme dhe jo si koalicion partish. Sot për sot janë dy garues shumë të fuqishëm, të cilat janë antipode me njëra-tjetrën, njëra është grupi Evropa Tani, i cili do të dal me siguri subjekti më i fortë në këto zgjedhje dhe LDSH, e cila ka shënuar një rënie, po kjo rënie nuk është se do ta dobësoj në raport me Partinë“, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!