24 kg drogë dhe mijëra euro në shtëpinë e shqiptarit në Selanik, qëlloi me armë para fëmijëve

schedule09:21 - 8 Qershor, 2022

schedule 09:21 - 8 Qershor, 2022

Sasi të mëdha droge janë gjetur në shtëpinë e një shqiptari në Selanik.

Sipas policisë helene në shtëpinë e shqiptarit janë gjetur 23 kilogramë kanabis, 1.2 kilogramë kokainë dhe një sasi prej 16 mijë eurosh.

Droga e gjetur në banesën e shqiptarit ka  të stampuar logon e NBA.

Mësohet se ditën e djeshme, për arsye të paditura shqiptari  në gjendje jo të mirë psikologjike  ka qëlluar me armë zjarri në apartamentin e tij,  duke terrorizuar banorët e pallatit.

Protothema.gr raporton se në momentin e të shtënave në banesën e shqiptarit  ndodheshin 2 fëmijët e tij 6 dhe 13 vjeç dhe një tjetër i mitur 17 vjeç.

Fëmijët nuk janë lënduar nga të shtënat, ndërsa  mësohet se aktualisht ndodhen në shtëpinë e  gjyshes.

Ishin pikërisht  të shtënat me armë zjarri, arsyeja që policia  shkoi në lagjen e shqiptarit  dhe kontrolloi apartamentin, ku gjeti lëndët narkotike dhe paratë.

Pas një ndjekjeje nga policia e Selanikut, shqiptari është arrestuat në Dherven.

Ndërkohë në pranga ka rënë dhe vëllai i shqiptarit, një 29-vjeçar, me precedentë në trafikun e drogës, i cili mendohet se ka gisht në trafikimin e lëndëve narkotike që u gjetën në shtëpinë e 32-vjeçarit.

Policia greke dyshon se lëndët narkotike që u gjetën në banesën e shqiptarit kanë të bëjnë me të një kartel droge, që u kap ne ishullin e Zakynthos në vitin 2020, pasi droga ka të njëjtën logo  “NBA”.

Po me këtë stemë në fillim prilli u kapën në Athinë mbi 10 kg kokainë dhe u arrestuan 3 shqiptarë dhe 1 grek.

Gjithashtu mësohet se bashkëshortja e 32-vjeçarit ndodhet në spital për të lindur.

Ndaj emigrantëve shqiptarë është ngritur një padi për posedim droge , armëmbajtje pa leje, drejtim të rrezikshëm dhe dëmtim të pasurisë së huaj.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!