Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tërmeti me magnitudë 6.7 godet Indonezinë

schedule09:22 - 16 Qershor, 2026

schedule 09:22 - 16 Qershor, 2026

Një tërmet me magnitudë 6.7 ballë goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS).

Tërmeti kishte një thellësi të cekët prej 10 kilometrash.

Ndërkohë nuk ka patur raportime të menjëhershme për viktima apo dëme të konsiderueshme.



Agjencia për menaxhimin e fatkeqësive dhe agjencitë meteorologjike të Indonezisë nuk lëshuan menjëherë paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Palu u shkatërrua nga një tërmet i fuqishëm dhe cunami në vitin 2018 duke lënë të vdekur më shumë se 4.000 njerëz dhe duke i bërë banorët veçanërisht të ndjeshëm ndaj aktivitetit sizmik në rajon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!