Ky është momenti kur Albiano Kreçi humb kontrollin e mjetit lundrues dhe përplaset me skafin e Policisë Kufitare në Ksamil, aksident që i kushtoi jetën.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News, shihet se mjeti i të riut me shpejtësi të lartë duke u përplasur me skafin e Policisë Kufitare.
Përplasja ka qenë e fortë dhe si pasojë 22-vjeçari humbi jetën.
Efektivët e policisë dhe persona të tjerë që ndodheshin në zonë kanë ndërhyrë për ta nxjerrë të riun nga deti dhe për t’i dhënë ndihmën e parë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.



