2301 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit në Greqi, humbin jetën 41 pacientë

schedule19:05 - 6 Mars, 2021

schedule 19:05 - 6 Mars, 2021

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 2301 raste të reja me COVID-19, prej të cilave 1153 raste në Atikë, 288 në Athinë, 247 në Salanik dhe 199 në Pire.

Mediat greke bëjnë me dije se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 41 pacientë të prekur me COVID, duke e çuar numrin e viktimave që prej fillimit të pandemisë në 6705.

Aktualisht në intubim po trajtohen 452 pacientë, nga të cilët 69.5% janë burra, ndërkohë që mosha mesatare e tyre është 68 –vjeç./mv.abcnews.al