213 të infektuar, 4 qytetarë humbin betejën COVID në vend

schedule17:45 - 23 Shkurt, 2022

schedule 17:45 - 23 Shkurt, 2022

4 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vend. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 2110 testime të kryera, 213 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit.

“Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetare nga Lushnja 64 vjeçe, dy qytetarë nga Tirana të moshave 83-90 vjeç, një qytetar nga Kavaja 86 vjeç”.

213 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në këto bashki: 75 qytetarë në Tiranë, 20 në Sarandë, 14 në Fier, 13 në Vlorë, 10 në Berat, nga 7 qytetarë në Durrës, Shkodër, 5 në Peqin, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Kuçovë, Delvinë, Mallakastër, nga 3 qytetarë në Mirditë, Rrogozhinë, Memaliaj, Pogradec, Elbasan, Librazhd, nga 2 qytetarë në Gramsh, Skrapar, Devoll, Maliq, Përmet, Lushnje, Kamëz, Krujë, nga 1 qytetar në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Shijak, Patos, Himarë, Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë.

Në të gjithë vendin janë 3581 pacientë aktivë me COVID. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 70 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 391 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 263,909 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127″

Statistika (23 Shkurt 2022)
Raste të reja ditore 213
Të shëruar në 24 orë 391
Të shtruar në spitale 70
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2110

Testime totale 1,734,743
Raste pozitive 270,947
Raste të shëruara 263,909
Raste Aktive 3581
Humbje jete 3,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1063
Fier 553
Elbasan 397
Vlorë 373
Berat 258
Lezhë 250
Durrës 165
Kukës 160
Shkodër 132
Gjirokastër 127
Korçë 82
Dibër 21

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!