2100 biznese me risk në sektorin e turizmit   

schedule13:32 - 16 Qershor, 2018

schedule 13:32 - 16 Qershor, 2018

Rreth 2100 biznese në sektorin e turizmit klasifikohen nga tatimet si subjekte me risk. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e bën të ditur përmes një njoftimi për shtyp, ku thotë se i ka informuar këto biznese për të drejtat dhe detyrimet që kanë ndaj shtetit.

Përmes një emaili të personalizuar, tatimet deklarojnë se iu kanë kujtuar bizneseve se shitjen e çdo malli apo shërbimi duhet ta shoqërojnë me kupon apo faturë tatimore. Ndërkohë që për të shmanguar penalitetet, punonjësit dhe pagesat duhet të deklarohen në kohë. Po ashtu edhe deklarimi i vlerës reale të xhiros dhe detyrimi për të kryer pagesën.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!