21 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, politikën e bashkojnë homazhet

schedule10:21 - 12 Shtator, 2019

schedule 10:21 - 12 Shtator, 2019

Në 21 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit mazhoranca dhe opozita kanë nderuar liderin e Dhjetorit. Ndonëse në ceremoni të ndara, politikanët kanë përkujtuar njeriun që njihet si simbol i vendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri.

21 vjet më pas është dikush tjetër që i vendos i pari lulet në memorialin e Azem Hajdarit. Presidenti Ilir Meta ka ndryshuar traditën e ceremonisë përkujtimore duke lënë pas familjarët e demokratët për tu përkulur i pari në vendin ku u vra lideri i lëvizjes studentore.

“Sepse 21 vjetori është dita më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë që ndan dy epoka dhe e rivendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut, pluralizmit politik dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme që janë kolona vertebrore e sistemit demokratik e që duhen mbrojtur nga të gjithë dhe me çdo çmim”, tha Meta.

Ndërsa e para që përkulet mbi varrin e heroit të demokracisë është e bija Rudina Hajdari. Nderime bënë edhe kolegët e saj të politikës. E ashtu siç tradita ka shoqëruar këto vite ceremoninë e përkujtimit, demokratët, të rinj e të vjetër bëhen bashkë përpara memorialit të Azem Hajdarit.

Kjo ditë ka shërbyer edhe për të lënë mënjanë ndasitë në ide duke zgjedhur shtrëngimet e duarve përpara njeriut që u shndërrua në simbol të shembjes së komunizmit dhe vendosjes së pluralizmit politik, Azem Hajdarit./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!