21 shqiptarë “pushtojnë” anijen

schedule08:51 - 26 Shtator, 2019

schedule 08:51 - 26 Shtator, 2019

21 shqiptarë u kapën nga autoritetet pasi tentuan të futeshin në Britani të fshehur në një anije. Mediat shkruajnë se stafi, i cili mendohet se përbëhet nga 10 marinarë, filloi të bënte thirrje në radio pasi zbuluan se ishin “pushtuar” nga disa persona në anijen e quajtur “Rotra Mare”.

Mësohet se gjithsej kishin tentuar të emigronin 21 shqiptarë, 19 të rritur dhe 2 fëmijë. Ata ishin fshehur tek turbinat e mullinjve të erës, gjatë kohës që po ngarkoheshin në Bilbao të Spanjës.

“Duket e çmendur, por ata ishin fshehur tek turbinat prej ditësh. Askush nuk mendoi të kontrollonte tek ngarkesa në Bilbao, por me kalimin e kohës, emigrantët u shfaqën, në një kohë që anija ishte pranë Britanisë. Mendoj se ishin shumë të lodhur dhe të uritur”, tha një burim për “The Sun”.

“Rotra Mare” u ankorua të martën në Great Yarmouth, ndërsa shqiptarët u shoqëruan nga Zyra e Emigracionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!