Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“21 janari, vrasje në bashkëpunim e zhdukje provash”/ Meçe: SPAK nisi hetimin se u rikualifikua vepra penale

schedule20:31 - 17 Nëntor, 2025

schedule 20:31 - 17 Nëntor, 2025

Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Arben Meçe foli për çështjen e 21 janarit. Gjatë intervistës, ai tha se “21 janari” është faqja më e errët e në historinë e Shqipërisë, duke shtuar se provat u zhdukën. Më tej Meçe tha se SPAK nisi hetimin sepse çështja u rikualifikua vepër penale.

“Për 21 janarin Janë bërë disa përpjekje që çështjen ta merrte në shqyrtim SPAK. Në gjitha rastet është thënë që çështja është e gjykuar, e reja pse e mori SPAK është se u rikualifikua vepër penale dhe çështja fillon nga fillimi tani. Vepra e rikualifikimit, janë vepra që tashmë i ka SPAK. Dhe jo pa qëllim që gjithë dosja kaloi në SPAK dhe SPAK e nis nga zero për hir të veprave penale. Edhe Gërdeci është rikthyer për shqyrtim nga Gjykata e Strasburgut…Për Kukës Morinë ka një parim në jurisprudencë që nëse dalin fakte të reja, çështja mund të hapet.  Ato vepra penale kanë për të mbetur si faqja më e errët në historinë e Shqipërisë dhe ky rikthim është merita më e madhe e familjes Nika dhe familjes Durda që nuk hoqën dorë duke kërkuar drejtësi për ato çështje”, tha ndër të tjera Meçe.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!