“Shteti vrau Aleks Nikën”/ “Strasburgu”: Të hetohet ngjarja dhe të dënohet fajtori

schedule10:46 - 14 Nëntor, 2023

schedule 10:46 - 14 Nëntor, 2023

Gjykata europiane për të drejtat e njeriut në vendimin e zbardhur për vrasjen e Aleks Nikës në protestat e 21 janarit ka bërë pëgjegjës shtetin shqiptar për vrasjen por edhe për mos zbardhjen e saj dhe ndëshkimin e autorëve. Sipas gjykatës, shteti dështoi të kontrollojë protestën dhe oficerët e Gardës së Republikës perdoren armet e zjarrit duke vrare  katër përsona përfshi edhe Aleks Nikën. Ne shqiperi, sipas vendimit te strasburgut, gjykatat nuk saktesuan nese perdorimi i armeve mbi protestuesit ishte mundesia e fundit per gardistet

“ Proceset kombëtare nuk shqyrtuan nëse forcat e sigurisë mund të kishin përdorur mjete të tjera (jo-vdekjeprurëse) per kontrollin të turmave, të cilat në ditën e ngjarjeve ishin përdorur shumë pak dhe kjo për motive që nuk janë shpjeguar nga autoritetet”.

Po kështu gjykata thotë në vendim se, zyra e Kryeministrisë qe drejtohej nga Sali Berisha nuk ofroi të gjitha video incizimet ose Prokuroria dështoi të sekuestrojë regjistrimet që do të ishin provë e vlefshme për hetimin.

“Çështja e përgjegjësisë së mundshme të zinxhirit komandues nuk ishte zbardhur nga hetimi përkatës, i cili ishte përqendruar në përgjegjësinë individuale të oficerëve të Gardës dhe jo në sekuencën apo natyrën e urdhrave që mund të ishin dhënë nga zinxhiri komandues i Gardës.

Gjykata e strasburgut gjen dhe mangesi te tjera ne shqyrtimin e dosjes nga drejtesia shqiptare

“Kishte pasur gjithashtu edhe një sërë mangësish të tjera në hetim, duke përfshirë fshirjen e videoregjistrimeve të incidentit dhe mos-ndjekjen e disa pistave kyçe të hetimit, si shenjat e plumbave të gjetura në lartësinë e njeriut në gardhin e hekurt që rrethon Kryeministrinë”.

Në vendim thuhet se këto mangësi nga ana e organeve hetimore shqiptare ngrejnë dyshimet se autoritetet ishin përpjekur ta devijonin apo të ndërhynin në hetim padrejtësisht. Në fund gjykata europiane per te drejtat e njeriut sugjeron se autoritetet duhet të vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Aleks Nikës dhe identifikimin e ndëshkimin e përgjegjësve. Gjykata e strasburgut u vu ne levizje me kerkese te familjes Nika. Dosja per vrasjen e Aleks Nikes po hetohet prej 2 vitesh nga prokuroria e Tiranës që nuk ka dalë ende në një përfundim per autoresine e krimit. Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë.

Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Strasburgut: (Mangësitë specifike në lidhje me hetimin për vdekjen e Aleks Nikës)

Në lidhje me fazën e hetimit, e cila u përqendrua ekskluzivisht në vdekjen e Aleks Nikës, Gjykata vëren se nuk u përcaktua asnjë afat kohor i saktë për ngjarjet në fjalë, duke përfshirë në lidhje me të shtënat me armë zjarri ndaj viktimave të tjera.

  1. Për sa i përket ekzaminimit mjeko-ligjor të trupit të Aleks Nikës, Qeveria nuk iu përgjigj pretendimit të ankuesve se një ekzaminim i tillë ishte kryer në lidhje me viktimat e tjera, por jo në lidhje me Aleks Nikës .

Ndonëse Qeverisë iu kërkua të siguronte një kopje të dosjes së hetimit, ajo nuk siguroi një kopje të letërporosisë dërguar autoriteteve turke në vitin 2011, në mënyrë që të sqarohej se çfarë ekzaminimesh kishin kërkuar që të kryheshin në trupin e Aleks Nikës.

  1. Raporti i ekspertit i datës 5 maj 2014, i cili u mbështet në raportet e mëparshme (domethënë, të dhënat mjekësore që datojnë nga koha kur Aleks Nika ishte shtruar fillimisht në Spitalin e Traumës së Tiranës dhe një raport të hartuar nga autoritetet turke kur ato kishte nxjerrë plumbin nga trupi i Aleks Nikës) dhe ishte prodhuar disa vite pas vdekjes së viktimës – nuk i largon dyshimet e ngritura nga kërkuesit në këtë drejtim.

Në lidhje me këtë është e paqartë pse ekspertiza nuk është kryer në kohën e duhur dhe në trupin e vetë viktimës dhe jo në bazë të raporteve të mëparshme.

  1. Në këtë pikë, Gjykata pajtohet me konstatimin e Komisionerit të Këshillit të Evropës se autoritetet vendase ishin përballur me një detyrë të vështirë dhe delikate në hetimin e ngjarjeve të 21 janarit 2011 . Gjykata pranon se autoritetet vendase bënë përpjekje të konsiderueshme për të identifikuar armën që kishte shkrepur plumbin që vrau Aleks Nikës. Në të vërtetë, mbi plumbin u kryen ekzaminime të shumta balistike; megjithatë, duket se nuk është mundur të identifikohet arma që e ka qëlluar, për shkak të dëmtimit që i është shkaktuar predhës.
  2. Për sa i përket përfshirjes së kërkuesve në hetim, ata pohuan vazhdimisht se nuk ishin mbajtur të informuar nga autoritetet në lidhje me zhvillimet kryesore të hetimit dhe treguan dy letrat që u kishin dërguar prokurorëve duke kërkuar një kopje të dosjen e lëndës.

Qeveria nuk paraqiti asnjë provë në mbështetje të pretendimit të tyre se ankuesit në fakt ishin përfshirë dhe ishin mbajtur të informuar për zhvillimet në hetim.

Letra e aplikantëve e vitit 2021, në të cilën ata pranuan se ishin mbajtur të informuar për zhvillimet hetimore që kishin ndodhur para vitit 2020, nuk mjafton për të justifikuar përfundimin se ata ishin përfshirë në procedurë në masën e nevojshme për të mbrojnë interesat e tyre legjitime.

Siç u theksua më lart, një numër pyetjesh të kërkuesve në lidhje me hetimin mbeten pa përgjigje deri më sot.

128 . Nisur nga konsideratat e lartpërmendura, hetimi që është kryer në këtë rast nuk mund të konsiderohet si një hetim efektiv i aftë për të çuar në identifikimin dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës për ngjarjet e supozuara dhe për të vërtetuar të vërtetën.

  1. Prandaj, Gjykata arrin në përfundimin se kundërshtimi paraprak i Qeverisë duhet të hidhet poshtë dhe se ka pasur shkelje të nenit 2 të Konventës sipas detyrimit të saj procedural.

 

Familjarët e Aleks Nikës, i cili humbi jetën në një spital në Turqi pasi u plagos me armë zjarri gjatë protestës së 21-janarit, iu drejtuan gjykatës së Strasburgut pasi akuzojnë Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë se po bëjnë shumë pak për hetimin e dosjes hetimore.

Në ankesën e tyre drejtuar gjykatës në Strasburg, familjarët e Nikës akuzojnë ish kryeministrin Sali Berisha, si dhe ministrin e brendshëm të kohës dhe kreun aktual të opozitës Luzlim Basha, për pengim të hetimeve, zhdukje të provave dhe mosekzekutim të vendimeve. Aleks Nika ishte një nga katër viktimat e protestës së dhunshme të 21 janarit 2011, kur mbështetësit e Partisë Socialiste, në atë kohë në opozitë, u përplasën me Policinë dhe Gardën e Republikës përpara selisë së Kryeministrisë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Protesta ishte thirrur nga Partia Socialiste pas publikimit të një video, ku ish Ministri i Jashtëm dhe ish-kryetar i parlamentit asokohe Ilir Meta, dukej sikur po diskutonte një aferë korruptive me ish Ministrin e Ekonomisë Dritan Prifti.  Si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ana e Gardës së Republikës, më 21 janar 2011 përveç Aleks Nikës, u vranë dhe Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, si dhe u plagosën disa protestues të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!