Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka dalë në një konferencë për mediat ku ka folur në lidhje me 21 janarin dhe provat e reja që kanë dalë në lidhje me të.
Manja është shprehur se ka ardhur koha që SPAK të bëjë drejtësi, dhe të marrë nën hetim të gjithë personat e përfshirë.
Në lidhje me ish-kryeminsitrin Sali Berisha, ministri është shprehur se ai për 12 vite me radhë ka deklaruar se protestuesit i vrau garda e republikës që sipas tij mbrojtën kryeminsitrinë nga 4 qytetarë që po qëndronin me duar në Xhepa.
Sipas tij të gjithë personat e dyshuar dhe ata që do të dalin gjatë hetimeve të thirren në SPAK.
Sa i përket kasetës, Manja u shpreh se aty duket qartë se ka pasur një zinxhir komanduaes për të qëlluar.
Manja:
Ora që SPAK, të bëjë drejtësi për 21 janarin. 21 janari nuk është hetuar asnjë ditë si vrasje shtetërore.
Prova tregonm qartë se ka pasur zinxhir komandues për të qëlluar.I takon prokurorisë që ta marrë këtë provë dje të nise hetimet për vrasjr shtetërore.
SPAK duhet të jaim përgjigje familjarëve të viktimave. Sali Berisha, cdo ditë për 12 vjet me radhw ka deklaruar se protestuesit i vrau grada e republikës, që sipas tij mbrojti kryeministrinë nga 4 qytetar me duar me xhepa.
Tani ka një fakt të ri që duhet të hetohet në mënyrë objektive nga SPAK. Presim qe SPAK të thirrë të gjithë personat që janë të përfshirë në këtë ngjarje dhe ata që nuk janë thirrur asnjë ditë dhe të zbardhw të vërtertën.
21 janari ishte vrasje e pastër shtetërore.r.t/abcnews.al