21 Janari, Manja: Momenti i SPAK, kaseta tregoi kush ishin ekzekutorët

schedule16:21 - 21 Janar, 2023

schedule 16:21 - 21 Janar, 2023

Ministri i Drejtësisë në një konferencë për mediat në lidhje me ngjarjen e 21 janarit është shprehur se pas daljes së kasatës duhet të nisë menjëherë një hetim, sepse ajo kasat e do një përgjigje.

Në lidhje me një përgjigje nga Italia për Aleks Nikën, Manja u shpreh se nuk ka dijeni.

Manja po ashtu shtoi se edhe pse jemi 12 vite nga ngjarja, drejtësia e mëparshme e ka neglizhuar, drejtësia e rë duhet të tregojë veten.

“Unë ende pres nga SPAK që pas daljes së asaj kasate mbrëm të fillojë menjëherë hetimet, sepse ajo kasetë e don një përgjigje. Ajo kaset tregon se 21 janari është një krim shtetëror. Duket qartësisht kush janë urdhëruesit dhe ekzekutorët kur protesta ishte e qetë dhe drejt përfundimit.

Prokuroria e ka një prej 12 vitesh. Por ende nuk ka konkretizuar asgjë nga ai hetim. I takom Prokurisw sw Tiranws dhe SPAK të japë një përgjgje shteruese me prova dhe një hetim objektiv.

Shumë prova mund të dalin në dritë.

Letërporosi? Nuk kam dijeni për ardhjen e ndonjë përgjigje për Aleks Nikën. Prokuroria e Tiranës dhe SPAK  e kanë për detyrë të japin përgjigje për 21 janarin.

12 vite nga ngjarja, neglizhencë?

Ne nuk kemi pritur që drejtësia e vjetër të zbardhë të vërtetën, PS është në pushtet prej 10 vitesh , por ajo që ne bëm shtë reforma ne drejtesi dhe presim që kjo drejtësi të vendosi për 21 janarin.

Provat aty kanë qenë, por drejtësia e djeshme hezitonte të merrej me 21 janarin.

21 Janari sprova e kësaj drejtësia dhe pres që SPAK të nisë hetimet, ” tha ndër të tjera Manja.r.t/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!