TRANË – 12 vjet nga 4 vrasjet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nxit drejtësinë për hetime në mënyrë që sic u shpreh të vendosë në vend drejtësinë e munguar.
“Sot më 21 janar, ngrihet përsëri pyetja ku është drejtësia. Cfarë bëhet me këtë krim të pandëshkuar? Po Rama, PS, ku janë? Ka plot njerëz që thonë se pushteti i PS nuk e do ndëshkimin e autorëve Por PS e Rama iu ka dhënë përgjigje me kohë këtyre pytjeve. Jemi në anën e drejtësisë. “12 vjet përshpirtje dhe përkujtim të dëshmorëve të Demokracisë, janë një kambanë ulëritëse për drejtësinë e re. 21 janari është krim shtetëror, akt terrorist I shtetit mbi qytetarët e tij. Kushdo që përpiqet ta justifikojë si lojë pusheteti kryen krim mbi drejtësinë.
Si ministër i Drejtësisë në emër të qytetarëve dhe interesit më të lartë publik e kam për detyrë të ngre zërin.
Dosja e vrasjes së Aleks Nikës, Hekuran Dedës, Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt, nuk është nuk mund të konsiderohet e hetuar. Kjo dosje s’mund të mbetet peng në Prokurorinë e Tiranës, kjo dosje nuk duhet të vijojë të bëjë pink pongun e radhës, sa te një prokuror te tjetri. Nën dritën e kësaj prove të re dhe të tjera që priten duhet të ishte transferuar në SPAK, që në ditën një të krijimit të SPAK si sprovë themeli për integritetin e kësaj structure për tu hetuar si krim shtetëror. Dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë.
Nuk bëj prokurorin dhe nuk ndërhyj te drejtësia, por e kam për detyrë të kërkoj hetimin e të drejtës dhe hetimin në emër të rivendosjes së drejtësisë së shkelur. Koha është tani, për drejtësisë e re kjo është sprova më e madhe. Drejtësia për 21 janarin është mesazhi më I mirë që mund të vijë për brezat e rinj 21 janari kërkon që drejtësia e re të bëjë detyrën, të përmbushë misionin e vet të bëjë drejtësinë e munguar për 21 janarin.’ u shpreh Manja.
Deklarata e plote:
Sot, më 21 janar, ngrihet përsëri si në çdo 21 janar, prej plot 12 vjetësh pyetja: Ku është drejtësia?!
Çfarë bëhet me këtë krim shtetëror të pandëshkuar?
Po, Edi Rama, Partia Socialiste, që kanë 9 vjet e kusur në pushtet ku janë?
Madje ka plot njerëz që mendojnë dhe shprehen se pushteti i kësaj partie nuk e do ndëshkimin e autorëve të vrasjeve 21 janarit!
Por, PS dhe Edi Rama u ka dhënë përgjigje me kohë të gjitha këtyre pyetejve dhe dilemave me Reformen ne Drejtesi . Ne jemi qartesisht ne anen e drejtesise dhe i takon drejtesise se re te beje drejtesine e munguar per 21 janarin. Ne jemi ne anen e drejtesise dhe presim drejtesi !
Por le të vijmë te 21 janari dhe vërteta e këtij krimi shtetëror të pandëshkuar !
12 vjet përshpirtje dhe përkujtim të 4 dëshmorëve të demokracisë, pa u zbardhur e vërteta objective dhe pa u vënë përpara drejtësisë urdhëruesit e veshur me pushtet dhe ekzekutorët e tyre me armët e shtetit, janë një kambanë ulëritëse për drejtësinë e re për të mos lejuar vazhdimin e minimit të shtetit të së drejtës dhe demokracisë në Shqipëri.
21 janari është krim shtetëror, është akt i pastër terrorist i shtetit mbi qytetarët e tij dhe s’ka asnjë justifikim !!!
Dhe kushdo që përpiqet të justifikojë këtë krim të shëmtuar shtetëror si lojë pushteti, kryen një krim të ri mbi drejtësinë sepse jeta e secilit prej nesh nuk mund të trajtohet si lojë pushteti politik, jeta nuk mund të kompensohet me asgjë dhe vlen mbi çdo pushtet !!!
Janë vrarë në demokraci, duke protestuar si qytetarë të lirë, ditën për diell, nga pushkët e pushtetit të kohës , në dyert e kryeministrisë!!
Edhe pse ky është një fakt i ditur botërisht, sot 12 vjet pas këtij krimi të shëmtuar shtetëror , përpos vetdeklarimeve të vullnetshme të ish-kryeministrit Sali Berisha që vazhdon të deklarojë me mburrje , përditë me zë e me figurë se ato i vrau shteti, i vrau garda e republikës për të mbrojtur murret e godinë së Kryeministrisë …, nga mbrëmë në darkë ka një provë të re materiale që mbështet deklarimet e ish-kryeministrit dhe provon katërcipërisht se kush janë urdhëruesit dhe autorët e vërtetë të këtyre vrasjeve, që u morën jetën 4 më të mirëve ndër ne dhe që vranë shpirtin e protestës qytetare në vend !!
Shqipëria ende sot pas 32 vjetësh, reket ti japë fund tranzicionit të gjatë politik duke patur lak për qafe ish-zyrtarë dhe zyrtarë të lartë të pandëshkuar për vrasje e krim shtetëror për shkak të apatisë dhe mungesës së vedtëdijes qytetare të drejtësisë së re, për misionin që ju ka ngarkuar kushtetuta dhe ligji !!
Ky krim shtetëror i pa hetuar dhe ndëshkuar vazhdon ti bëjnë karshillëk politik jo vetëm viktimave në botën e amëshuar dhe një populli të tërë, por vetë drejtësisë së re mu nën hundën e saj, njëlloj si para 12 vjetësh kur negocionte urdhërat e arrestit të drejtësisë së kohës me vrasësit e qytetarëve të tij që e kishin ngjitur në atë karrige !!
Si Ministër i Drejtësisë, në emër të qytetarëve dhe të interesit më të lartë publik, e kam për detyrë që të ngre zërin tim deri në rivendosjen dhe ribërjen e drejtësisë së cënuar brutalisht ppër 21 janarin nga vetë shteti i kohës !!!
Dosja e vrasjes së Aleks Nikës, Hekuran Dedës, Ziver Veizit dhe Faik Myrtajt, nuk mund të konsiderohet e hetuar për sa kohë nuk është hetuar si krim shtetëror, drejtësia e cunguar është tallje me vetë drejtësinë, kjo dosje nuk mund të mbetet peng në sirtaret e Prokurorisë së Tiranës pa asnjë veprim edhe sot pas 12 vjetësh !!!
Kjo dosje nuk duhet të vazhdojë akoma të bëjë ping-pongun e rradhës sa te një prokuror tek tjetri, që bien me rradhë nga vetingu dhe ja pasojnë dosjen njëri tjetrit , por nën dritën e kësaj prove të re materiale dhe të tjerave që pritet të dalin në dritë nga hetimi i gjithanshëm dhe objektiv, do të duhet të ishte transferuar me kohë në SPAK, madje për vetë ngarkesën e madhe publike që ka duhet të kishte shkuar atje qysh ditën 1 të krijimit të SPAK-ut si një sprovë themeli për integritetin e kësaj strukture që ka ngjallur shpresat e shqiptarëve tek drejtësia e re, për tu hetuar si krim shtetëror dhe për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë ndajt kujtdo pavarësisht nga pozita zyrtare që ka mbajtur apo që mban akoma !
Unë nuk dua të bëj prokurorin dhe as të ndërhyj në punët e drejtësisë, por si qytetar dhe si Ministër i Drejtësië, nën dritën e provave që kanë dalë e kam për detyrë, të kërkoj nga drejtësia e vendit tim , hetimin e të vërtetës objektive dhe ndëshkimin e autorëve të vërtetë të këtij krimi të shëmtuar, në emër të rivendosjes së drejtësisë së shkelur dhe të qetësimit të shpirtrave të 4 dëshmorëve të demokracisë dhe familjarëve të tyre !!
Koha është tani !!
Për drejtësinë e re kjo është sprova më e madhe e pavarësisë së tyre nga pushteti i rradhës, sepse zbardhja dhe ndëshkimi i këtij krimi shtetëror, ka të bëjë me të ardhmen e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri !
Bërja e drejtësisë për 21 janarin është mesazhi më i mirë për brezat që do të vijnë, që askush më në këtë vend nuk mund ta vrasë të drejtën e protestës në emër të shtetit dhe kjo ka të bëjë me thelbin dhe ekzistencën e vetë demokracisë që ne mezi po e ndërtojmë !
21 janari kërkon as më shumë dhe as më pak që drejtësia e re të bëjë detyrën në përputhje me kushtetutën dhe ligjin !
Të përmbushë misionin e vet !
/abcnews.al