TIRANË– Analisti i njohur Frrok Çupi, i ftuar në ABC News, deklaroi se Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e kanë “pushtuar” Shqipërinë në forma të ndryshme.
Ai u shpreh se Partia Demokratike, kur ishte në pushtet, e mori kontrollin e vendit me lehtësi dhe hyri në një fazë përplasjesh për shkak të mungesës së alternativës së saj politike.
Më tej, SPAK “e pushtoi” vendin për shkak të etjes së qytetarëve për drejtësi, duke theksuar se të dyja palët, sipas tij, e kanë marrë këtë rol me mbështetjen apo dëshirën e vetë shoqërisë.
Në fund, analisti ngriti pyetjen nëse do të zbardhen plotësisht vrasjet e 21 janarit dhe ato të Peshkëpisë, duke e vendosur theksin te nevoja urgjente për drejtësi dhe transparencë.
“Vrasjet e 21 janarit është themeli. PD, e cila ishte në pushtet dje, e pushtoi vendin lehtë fare. PD hyri në dhunë, sepse nuk kishte alternativë, sepse e pushtoi vendin shpejt. SPAK e pushtoi vendin tonë, për arsye se Shqipëria ishte e etur për drejtësi.
Të dy palët e kanë pushtuar vendin pa mundin, e kanë pushtuar vendin me dëshirën tonë. Tani puna është, a do t’i gjejmë vrasjet e 21 janarit, a do t’i gjejmë vrasjet e Peshëkpisë”, tha ai./abcnews.al


