Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“21 janari”, Dumani: Dosje me prioritet. Veliaj? Dosja është ndarë, po hetohen disa fakte penale

schedule15:11 - 31 Korrik, 2025

schedule 15:11 - 31 Korrik, 2025

Kreu i SPAK, Altin Dumani në një takim që zhvilloi me gazetarët me dyer të mbyllura  është pyetur edhe në lidhje me hetimin për dosjen “21 janari”.

Dumani tha se çështja është në fazën e hetimit paraprak dhe se është një nga dosjet prioritare.

Ai tha se SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Kreu i SPAK sqaroi se është prokurori ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat.

“Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.

I pyetur për hetmet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliajn dhe pyetjet që ai shtroi publikiusht per spakj,Dumani tha se dosja në ngarkim të Veliajt është ndarë në një fraksion tjetër. ndërsa shtoi se nuk u përgjigjet pyetjeve të të pandehurve

“Ka një fraksion tjetër hetimor për Erion Veliajn. Po hetohen disa fakte penale”, është shprehur Dumani. Ndërkohë për shtatë pyetjet që Veliaj i drejtoi publikisht, kreu i sPAK është shprehur nuk i përgjigjet të pandehurve.“Nuk i përgjigjemi të pandehurve, vetëm në rrugë ligjore kur ka pretendime, kur sillen memo nga avokatet, kjo është forma proceduriale.”,

Takimin që u zhvillua neë spak, Dumani e nisi me krimet zgjedhore duke u shprehur se strategjia e SPAK kishte efekt parandalues, ndërsa shtoi se në total ka pasur 193 materiale të administruara nga prokuroria, nga 56 subjekte kallëzuese.

Kryeprokurori i Posaçëm ka bërë me dije se janë regjistruar 43 procedime penale ku një është dërguar për gjykim, ndërsa 39 procedime mbeten në hetim. Gjithashtu është shprehur se ka pasur 17 vendime për kontrolle banesash, zyrash apo kontrolle personale, ku janë gjetur prova të vlefshme materiale. Lidhur me tipologjinë e kallëzimeve nga subjektet politike, Dumani ka thënë se shumica ishin për shpërdorimi i asfaltit elektoral.

Edhe pse periudha zgjedhore ka përfunduar, prokurorët kanë në prioritet këto hetime. Janë 43 materiale mosfillimi që u janë komunikuar denoncuesve. Vetëm tre prej tyre janë ankimuar në gjykatë, ku gjykata ka gjetur të drejta vendimet e mosfillimit nga prokurori, tha Dumani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!