“21 janari” do hetohet nga SPAK/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Përshëndesim vendimin e Gjykatës së Lartë

schedule18:25 - 12 Mars, 2024

schedule 18:25 - 12 Mars, 2024

TIRANË- Gjykata e Lartë urdhëroi, që SPAK të regjistrojë procedim penal për Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendit për 21 janarin.

Në këtë ngjarje katër protestues në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u ekzekutuan. Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, në një lidhje live me “Special Report” në ABC News përshëndetin vendimin e Gjykatës së Lartë.

Ai shtoi se Gjykata e Lartë e kishte të hapur rrugën pasi ka qenë vetë Strasburgu, i cili 21 janarin e cilësoi si krim shtetëror. Më tej, Mark Nika shtoi se besimin e kanë vetëm te Prokuroria e Posaçme.

“Përshëndesim vendimin e Gjykatës së Lartë. Këtë e kemi pritur, sepse Gjykata e Lartë e kishte të hapur rrugën pas vendimit të Strasburgut, që tha se krimi i 21 janarit është krim shtetëror. Çështjen ia kemi besuar vetëm Prokurorisë së Posaçme”, tha ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!