“2024, prova e zjarrit që turizmi mos kthehet në boomerang”, Kumbaro: Prioritet zonat e mbrojtura

schedule12:46 - 6 Janar, 2024

schedule 12:46 - 6 Janar, 2024

“Viti 2024 do të jetë prova e zjarrit që turizmi mos kthehet në boomerang” kështu u shpreh ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ndërsa bëri bilancin e vitit 2023. 10.1 mln turistë vizituan Shqipërinë përgjatë vitit 2023, ndërsa Kumbaro vuri edhe një herë theksin në turizmin elitar.

“10.1 mln turistë është vërtetë një arritje. Dinamika eci në mënyrë të tillë. 2024 do jetë prova e zjarrit që mos na kthehet në boomerang ndaj kërkojmë turizmin elitar, që të kërkojmë vlera. Sigurisht do vijojë kureshtja e shumë vizitorëve që sipas gjithë analizave ka pësuar një ndryshim pas pandemisë, kërkon të rrijë më shkurt dhe të zbulojë më shumë. Shqipëria e ofron këtë, është dhe vendi më i sigurtë në Ballkan për turizmin. Turoperatorët privat flasin për një rritje prej 25 % të kontratave dhe kërkesave por edhe për cmime të rritura. Janë lajme të mira, por sigurisht ne nuk mund të dalim e të themi ti je turist masiv e s do futesh. Duhet të rrisim ne standardet, shërbimet. Një turist elitar që vjen harxhon shumë para e kërkon. Jemi në komunikim të vazhdueshëm që mos na krijohet asjë gropë në zinxhirin e zhvillimit. Këto janë masa që ne marrim për një turizëm të qëndrueshëm, do ketë incidente, por rëndësi ka mos jenë fenomene, të mbeten episode të izoluara.” -tha ajo

Ndër të tjera, Kumbaro theksoi se zonat e mbrojtura do të jenë prioritet i dikasterit që ajo drejtor. Kumbaro u shpreh se është me rëndësi gjetja e një ekuilibri të qëndrueshëm mes njeriut dhe biodiversitetit.

“Zonat e mbrojtura mbeten prioritet i rëndësishëm, por është po ashtu me rëndësi të kuptojmë cfarë ka ndodhur me to. Ato pjesë të natyrës që duhen ruajtur, dhe i kanë shpëtuar në shekuj ruajnë sot vlera unikale, në dekada janë konsideruar zona të mbrojtura. Tranzicioni, ka qenë një periudhë e gjatë e vështirë dhe e egër, në zona të mbrojtura, sot në disa territore nuk i kemi më të paprekura. Batërdia e ndërtimeve, përfshi edhe mungesën e planifikimit të territorit, ka sjellë ndërhyrje të aktivitetit njerëzor në të gjithë territorin, përfshi edhe zonat e mbrojtura. Ndaj edhe parimet flasin për një evolucion dhe vlerësim të situatës.

Në zbatim të ligjit, për zonat e mbrojtura Shqipëria është shumë e avancuar ndaj prioritetit për këto zona. Rregullat janë zbatuar nga agjencia e zonave të mbrojtura, edhe në këto dy vite kemi patur kontradikta, sepse në një territori brenda një bashkie të vogël ku mbi 95% e territorit është zonë e mbrojtur dhe kryetari i bashkisë nuk ka kompetenca sigurisht kjo sjell pakënaqësi, të gjitha këto sjellin kërkesa të ndryshme. Sfida është edhe të ruajmë vlerat e jashtëzakonshme por edhe të zhvillojmë pasuritë. Vjosa nuk është se u ruajt si lumë i egër, thjesht zona nuk ka patur investime dhe u braktis. Nuk është zgjidhja që njerëzit të braktisin gjithë pellgun jugor, zgjidhja është ne gjetjen e ekuilibrit të qëndrueshëm mes njeriut dhe biodiversitetit.”-vijoi Kumbaro./abcnews.al