Rreth 200 objekte në Voskopojë janë të pa legalizuara për shkak të një VKM te vitit 2003 që e shpalli zonën qendër historike. Kjo i penalizoi banorët që të mos bëjnë ndërhyrje në banesat e tyre. Drejtori i Kulturës Kombëtarë në Korçë Gjergji Koki thotë se do të hartohet një rregullohet e re e cila do të përcaktojë zonën historike të Voskopojës dhe i jep zgjidhje problemit.
Shumica e objekteve të ndërtuara në Voskopojë, gjatë dy dekadave të fundit, rezultojnë të jenë informale.
Një vendim i Këshillit të Ministrave, i vitit 2003, që e shpalli Voskopojën zonë historike, po mban të bllokuar legalizimin e rreth 200 objekteve, të cilat janë përjashtuar nga procesi i legalizimit.
Në këto kushte banorët nuk kanë mundësi ,për të bërë ndërhyrje të vogla restauruese dhe mirëmbajtëse. Ndërsa pamundësia për zgjerim të aktivitetit teë hotelerisë,mbetet po ashtu një shqetësim, që po pengon zhvillimin e zonës, e orientuar tashmë drejt turizmit. Banorët i janë drejtuar me një peticion Ministrisë së Kulturës, të cilës i kërkojnë rivlerësimin e kritereve të qendrës historike.
Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe specialistë të fushës, janë duke hartuar një rregullore të re administrimi, për t’i dhënë zgjidhje ngërçit të ndërtimeve informale.
Rishikimi i kufijve të rinj të qendrës historike të Voskopojës, pritet të sjellë edhe vlerësimin e kritereve të legalizimit të objekteve ekzistuese, por edhe ndërtimet e reja, duke marrë në konsideratë perspektivën zhvillimore të zonës, e njohur për turizmin gjithëvjetor./ABC News Albania 24/7