Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

200 milion euro humbje nga pandemia, PSG nxjerr në shitje dy lojtarë

schedule20:37 - 20 Dhjetor, 2020

schedule 20:37 - 20 Dhjetor, 2020

Kriza ekonomike i ka prekur të gjithë dhe PSG nuk bën përjashtim. Kampionët e Francës dhe nënkampionët e Europës, mendohet të kenë humbur rreth 200 milion euro sipas raportimeve të L’Equipe.

Një situatë e tillë ka detyruar drejtuesit e klubit të nxjerrin në shitje dy lojtarë: Julian Draxler dhe Leandro Paredes. Gjermani është në vitin e fundit të kontratës, Bild raporton se rinovim nuk do të ketë për të dhe PSG shpreson ta shesë në janar.

 

Për 27-vjeçarin ka interesim nga Bayern Leverkusen, teksa PSG kërkon 10-15 milion euro për të lënë të lirë lojtarin ofensiv. Në merkato edhe Paredes, me argjentinasin që mendohet të sjellë në arkat e klubit të Ligue 1 minimalisht 20 milion euro. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!