200 mijë dollarë për t’u kthyer në shtëpi, lojtari i PSG-së nuk kursehet

schedule14:17 - 29 Mars, 2020

schedule 14:17 - 29 Mars, 2020

Koronavirusi i ka krijuar një panik të madh edhe në botën e futbollit. Normale diçka e tillë, teksa të gjithë po nxitojnë për t’u kthyer në shtëpitë e tyre. Thiago Silva, Neymar dhe Edinson Cavani ishin të parët që u larguan nga Franca.

Lojtarët e PSG-së u kthyen në Brazil e Uruguaj dhe po qëndrojnë në shtëpitë e tyre. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Keylor Navas. Portieri nga Kosta Rika ka insistuar për t’u kthyer në vendlindje dhe nuk është kursyer aspak.

ESPN dhe AS raportojnë se Navas ka kryer një fluturim privat për në Kosta Rika mbrëmjen e 27 marsit. Ai ka marrë gruan dhe tre fëmijët e vegjël, dhe është nisur nga Parisi për në San Jose. Kosto e këtij udhëtimi? Plot 200 mijë dollarë. /abcnews.al

 

Keylor Navas

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!